Skip to content

Konflikti Izrael-Palestinë, Antony Blinken takon Presidentin Abas me porosi të Biden, ja çfarë u diskutua

Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken u takua me Presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas.

“Diskutuam forcimin e partneritetit të SHBA me palestinezët dhe folëm për nevojën e avancimit të masave të barabarta të sigurisë, lirisë dhe zhvillimit për palestinezët dhe izraelitët”, tha Blinken përmes një postimi në rrjetet sociale.

Takimi me Abas u bë në kuadër të turit të vizitave që kryediplomati amerikan ka ndërmarrë në Lindjen e Mesme me porosi të Presidentit Joe Biden.

Qëllimi i vizitës është ringjallja e idesë së zgjidhjes me dy shtete dhe uljes së palëve në tryezën e dialogut.

Para se të takohej me Abas, Blinken u takua me Kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu dhe politikanë të tjerë të lartë të Izraelit.

Turi i takimeve vijon me vizitën në Egjipt e Jordani, në kuadër të përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje afatgjatë në konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb