Dhoma e Përfaqësuesve hoqi ligjvënëse Majorie Taylor Greene nga të gjitha komisionet e kongresit. Deputetja ka shkaktuar shumë debate për deklaratat që ka thënë përpara se të zgjidhej. Demokratët votuan për të hequr nga detyrat që kishte Greene, pasi republikanët nuk e hoqën.

“Jam thellësisht e shqetësuar me lidershipin republikan të dhomës së përfaqësuesve që pranojnë teoricienë konspirativë ekstremistë; anëtarë të QAnon. Besimtarë të 11 shtatorit, tallës të fëmijëve të mbijetuar nga sulmet në shkolla”, tha Nancy Pelosi, kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve.

Edhe pse disa anëtarë të partisë së vjetër thonë se mbesin të bashkuar, analistët pohojnë se Greene po shkakton tension dhe përçarje brenda republikanëve.

Disa burime për CNN thanë se Greene ka ulur tonet dhe gjatë një mbledhjeje të republikanëve të dhomës së Përfaqësuesve, ligjvënësja nga Xhorxhia ka përdorur një retorikë pajtuese, gjë për të cilën mori dhe një duartrokitje.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re