Jepet masa e sigurisë për 4 shtetasit që do tentonin të transportonin 78 klandestinët në drejtim të kryeqytetit.

Amarildo dhe Endri Rrushi, Renard Bicaku dhe Urim Bajrami, janë 4 të arrestuarit të cilët u kapën në fshatin Leminot në afërsi të një pike karburanti.

Prokuroria ka kërkuar masën e arrestit me burg . Ndërkohë që kërkesa është pranuar nga gjykata e rrethit gjyqësor Korçë.

Të 4 të arrestuarit kanë marrë masën e arrestit me burg.

Ngjarja ndodhi të premten në mbrëmje ku një superaksion i policisë bëri të mundur arrestimin në flagrancë të këtyre shtetasve dhe shoqërimin e emigrantëve të paligjshëm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re