Ekspert i shëndetit publik, Gjermani Fahri Beqaj në një intervistë te “Abc-ja e Mëngjesit”, është shprehur se edhe pse ka një rritje të rasteve me koronavirus situata është nën kontroll.

Mjeku në fjalën e tij ka theksuar se është e rëndësishme që të ketë një kujdes të shtuar nga të gjithë dhe të mos nënvlerësojnë masat mbrojtëse.

Ndër të tjera ai është shprehur se me rritjen e temperaturave transmetueshmëria e virusit ka rënë, por sërish të moshuarit dhe grupet e personave të sëmurë vijojnë të jenë të rrezikuar.

“Kjo është një çështje e rëndësishme, në një studim të realizuar në Atlanta ishte eksperimental dhe është testuar qëndrueshmëria e virusit në temperatura të larta, por qëndrueshmëria e tij ka qenë më e shkurtër.

Një ndër vatrat e përhapjes së Gjermanisë është një thertore, dhe punonjësit që janë aty punojnë në temperatura të ulëta, që bën të jetë më i favorizues virusi dhe e bartjes nga një person në tjetrin, një gjë e tillë nuk është e njëjtë me temperaturat e larta.

Temperaturat e larta nuk e favorizojnë mbajtjen e virusit, kjo ka bërë edhe faktin që të jenë sa më nënvlerësues ndaj masave. E rëndësishme është që të kemi kujdes të shtuar gjithmonë për grupet më të rrezikuara”, është shprehur doktori.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re