Koronavirusi i ka marrë jetën arsimtares nga Vlora, Pëllumbesha Xhiaj.

Miq dhe të afërm kanë ndarë lajmin e vdekjes së saj përmes postimeve prekëse në rrjetet sociale.

“Ndërroi jete mësuesja Pëllumbesha Xhiaj ,duke humbur betejen me sëmundjen tinzare te kovidit.

Pavarësisht përpjekjeve te personelit mjekësor, u këput ne mes jeta e mësueses me shpirt te bukur, e cila punoi 40-vjetë në arsim.

Pëllumbesha do te kujtohet plot mirësi dhe pozivitet,nga familja,te afërmit,miqtë dhe koleget.

U prehësh ne paqe Pëllumbesh Xhiaj”, shkruan një nga miqtë e saj në rrjetet sociale, duke publikuar dhe foton e mësueses.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re