Koronavirusi i ka marrë jetën shkrimtarit të njohur nga Elbasani, Dhimo Tarusha.

Ai ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme dhe mësohet se Tarusha ishte i shtruar në spital prej disa ditësh pasi ishte i infektuar me Covid 19.

Vajza e të ndjerit ka publikuar një mesazh prekës.

“Më këpute krahët o ba… Pse më le kaq herët.. Nuk të erdhi keq për mua e Benin.. Ma copëtove shpirtin.. U ngjite lart u bëre engjëll, zoti të donte pranë o babi shpirt, o babi xhan. Ti ishe forca ime, ishe muza ime, ishe buzëqeshja ime… Të qoftë dheu i lehtë, o krenaria ime!”, shkruan vajza e tij

Tarusha është autor i 20 librave në dy zhanre: në novela dhe në romane.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re