Ministria e Shëndetësisë njofton se asnjë person nuk ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit në vendin tonë, gjatë 24 orëve të fundit.

Në buletinin ditor mësohet se nga 3057 testime të kryera, 14 prej tyre rezultuan pozitivë, ndërsa 48 persona të tjerë u shëruan nga virusi.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 35 pacientë, nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 3,057 testime, 48 të shëruar, 14 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:
Janë kryer 3,057 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 14 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 5 raste në Tiranë, nga 2 raste në Shkodër, Devoll, nga 1 rast Kavajë, Mat, Gjirokastër, Kamëz, Skrapar.

Aktualisht në spitalet Covid po trajtohen 35 pacientë, nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,521 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (2 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 14
Të shëruar në 24 orë 48
Të shtruar në spitale 35
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3,057

Testime totale 726,739
Raste pozitive 132,351
Raste të shëruara 129,521
Raste Aktive 379
Humbje jete 2,451

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 128
Korçë 63
Shkodër 59
Berat 33
Lezhë 25
Elbasan 23
Vlorë 13
Gjirokastër 14
Durrës 6
Kukës 6
Fier 4
Dibër 5.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re