Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit asnjë person i prekur me koronavirus nuk ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë kryer 2821 testime nga të cilat 18 persona kanë rezultuar pozitivë, duke shënuar një rritje të lehtë krahasuar me ditët e fundit.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjienën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 2,821 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 18 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 6 raste në Tiranë, 4 raste në Shkodër, 3 raste Malësi e Madhe, 2 raste në Kavajë, 1 rast në Fier, Përmet, Bulqizë.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 25 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,761 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (09 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 18

Të shëruar në 24 orë 25

Të shtruar në spitale 20

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 2821

Testime totale 746,268

Raste pozitive 132,415

Raste të shëruara 129,761

Raste Aktive 202

Humbje jete 2,452

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër 56

Tiranë 53

Berat 31

Lezhë 15

Korçë 13

Elbasan 13

Vlorë 4

Gjirokastër 4

Durrës 4

Fier 4

Kukës 2

Dibër 3.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re