Doktori Nevruz Caushaj ka deklaruar se koronavirusi nuk njeh moshë, pasi janë infektuar mbi 2 mijë e 500 fëmijë në Qendrën Spitalore për Pediatrinë.

I ftuar në ABC e Mëngjesit, ai u shpreh se virusi nuk selekton moshë dhe numri i vdekjeve normal që është më i madh.

“Shtimi i vdekjeve nga Covid-19 ishte i pritshëm, pasi vetë Covid shkonte dhe gjente njerëzit me sëmundje kronike ose me patologji që ishin në vuajtje e sipër. Normalisht që pritej që numri i vdekjeve të ishte më i madh se vitet e tjera.

Sot raportimet e Qendrës Spitalore për Pediatrinë janë mbi 2 mijë e 500 fëmijë të prekur nga Covidi, ka pasur shtrime nga fëmijët.

Si mund të pretendojmë që mos të kapi të rinjtë. Ky nuk po pyet, po kap nga gratë shtatzënë e deri te fëmijët.

Ky virus nuk selekton moshë. Nga ana tjetër për sa kohë po rri në treg, i ngjan shumë pak virusit në muajt e pare”, tha Caushaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re