Rudina Magjistari është moderatorja e radhës e infektuar me Covid-19. Ajo e ka drejtuar emisionin e saj nga shtëpia ditën e sotme.

Situata pandemike në Shqipëri ka agravuar në javët e fundit, duke qenë se vendi po regjistron shifra rekord të infektuarish dhe vdekjesh, me mbi 1000 raste ditore dhe rreth 15 vdekje çdo ditë.

Edhe situata në spitale është gjithashtu mjaft shqetësuese, duke qenë se 550 shtretërit në 4 spitalet Covid janë ezauruar, dhe janë hapur dy spitale rajonale, ai i Durrësit dhe Shkodrës, për të pritur pacientë me Covid-19.

Një tjetër moderator që është infektuar kohët e fundit me Covid-19 është dhe Ardit Gjebrea, si dhe Fjoralba Ponari, e cila u riinfejktua së fundmi.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re