Eurodeputeti dhe Raporteri për Shqipërinë në PE, David Lega përmes një statusi në ‘Twitter’ ka kërkuar që të korrigjohet deklarata e Parlamentit Europian.
PE deklaroi sot se në Komisionin për politikë të jashtme u miratuan raportet për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ku thuhej se ishin përmbushur kushtet. Por sipas Legas, kjo deklaratë duhet të ndryshohet.
Reagimi në Twitter i David Lega:
‘KORRIGJIM
Deklarata për shtyp e Parlamentit Evropian për marrëdhëniet PE-Shqipëri thotë se ne mbështesim mbledhjen për Konferencën e Parë Ndërqeveritare dhe nisjen pa vonesa të mëtejshme të negociatave të anëtarësimit.
POR ka harruar të përmendë ‘…pas përmbushjes së plotë të kushteve të vendosura nga Këshilli i BE’.
Ky është një gabim i dukshëm, tepër i rëndësishëm, pasi kushtëzimi është jetësor në këtë kontekst. Deklarata për shtyp do të korrigjohet, me kërkesën time’.
