Punonjëset femra në rafinerinë e Ballshit kanë hyrë në ditë e tretë të grevës së urisë.

 

Ato përsërisin kërkesën e tyre për të marrë 26 pagat e prapambetura. Grevistet kanë refuzuar të marrin ndihmë mjekësore, ndërsa këmbëngulin që situata në rafineri është një korrupsion shtetërorë.

 

Punonjëset shprehen të bindura se do të vijojnë grevën deri sa ato të fitojnë të drejtën e mohuar.

loading...

 

Në mbështetje të kësaj kauze, rrjeti i avokatëve ndërkombëtare i ka dërguar edhe një letër kryeministrit dhe presidenti të vendit, ku theksi vihet tek shkelja e të drejtave të njeriut

 

Edhe pse punonjësit e rafinerisë kanë protestuar për ditë me radhe u detyruan të hyjnë edhe në grevë urisë si një përgjigje ndaj heshtjes së qeverisë për të zgjidhur këtë problematikë.

 

 

loading...