Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka paralajmëruar hapa shtesë nga SHBA për të luftuar korrupsionin.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kim e konsideron korrupsionin si kancer.

 

“Korrupsioni është kancer. SHBA po ndërmerr hapa shtesë për të parandaluar korrupsionin, për të luftuar financimin e paligjshëm, për të mbajtur përgjegjës aktorët e korruptuar dhe për të forcuar kapacitetin për të ekspozuar aktet korruptive,” shkruan Kim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re