Një ditë pas procedimit dhe pezullimit nga puna të mjekut kardiolog Edvid Prifti, kolegu i tij Tritan Kalo ka bërë një postim ”dyshues” në rrjetet sociale. Edhe pse nuk i del në mbrojtje të drejtpërdrejtë Priftit, Kako thotë se korrupsioni është gangrena e këtij shteti, ndërsa shprehet se ai mban ngjyrat e forcave politike në Shqipëri.

“Korrupsioni është gangrena e këtij palo sistemit tonë Demon-kratik, që ne u rrekëm të ngremë në 30 vite. I shtrirë kudo dhe i ngjyrosur në blu, rozë apo mavi. Ai shihet mjaft qartazi në vilat lluksoze, POR çuditërisht nuku zbulohet”, shkruan Kalo në postimin e tij në rrjetet sociale.

Mjeku Edvin Prifti ishte pjesë e përgjimeve që nisën fillimisht në Gjykatën e Krujës, dhe që çuan në pranga arrestimin e 10 personave, mes tyre dhe gjyqtaren Enkelejda Hoxha. Prifti përmendej në përgjimet e sekretares së Gjykatës , e cila kishte dhënë një shumë prej 2 mijë eurosh, për një operacion jashtë radhe të nënës së saj, që vuante nga zemra.

Pas kontrollit në banesën dhe zyrën e Priftit u gjet dhe një shumë e madhe parash, që dyshohen se janë përfituar në mënyrë të paligjshme, ndërsa hetimet për rastin vijojnë ende.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re