Këtë të hënë Kosova ka hapur pjesërisht  dyert e shkollave, pas disa muajsh mësimi online. Nxënësit dhe mësuesit janë të detyruar të mbajnë maskat, të ruajnë distancën fizike prej 1.5 metrash dhe të respektojnë kushtet e higjienës. Gjithashtu, në çdo shkollë është bërë gati një dhomë izolimi për personat që mund të shfaqin simptoma të sëmundjes.

 

Ndërkohë Ministria e Arsimit ka marrë masat që në rast nevoje, të sigurojë zëvendësimin e menjëhershëm për të paktën 300 mësues me probleme shëndetësore.

 

Në shkollat fillore do të ketë personel të posacëm për matjen e temperaturës.

 

Ndërsa disa shkolla të mesme janë pajisur me porta dezinfektimi dhe task forca individuale që do të raportojnë rregullisht mbi situatën shëndetësore.

 

Parashkollorët, klasat e para, të dyta, të treta, të gjashta dhe të dhjeta kanë nisur sot mësimin në shkolla ndërsa klasat e tjera fillojnë më 21 shtator me mësim të kombinuar, dy ditë në shkolla, tre ditë online.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re