Në zona të caktuara Kosovës  tashmë kanë  filluar rreshjet e para të dëborës për këtë sezon dimëror.

Qytetet kryesore që janë mbuluar nga velloja e bardhë janë Dragashi, Prizreni, Lipjani dhe Prishtinë, Malishevë.

Reshjet e bores kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin rrugor, ndërkohë që ministria ka njoftuar se aktualisht gjendja e rrugëve është e kalueshme  dhe nuk ka ndonjë komplikim.

Mediat kosovare kanë raportuar një aksident të ndodhur në Vranidoll, ku janë përfshirë 4 automjete dhe janë plagosur 7 persona.

Policia e Kosovës ka bërë me dije se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re