Prej gjashtë ditësh tashmë, vijojnë radhët kilometrike të mjeteve nga Kosova drejt Shqipërisë.

 

Qytetarët presin për orë të tëra për të hyrë në Kosovë përmes kufirit.

 

Testi PCR ose certifikata e vaksinimit janë të detyrueshme për të kaluar kufirin.

 

Shumë qytetarë të Kosovës po kthehen nga pushimet verore që kaluan në bregdet.

 

Edhe pse në doganën e Kosovës janë vendosur tre pika kontrolli shtesë, sërish radhët nuk janë shmangur prej 31 gushtit kur qeveria vendosi masat shtrënguese në kufi për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re