Në prangat e Policisë Kufitare Morinë përfundoi një 41-vjeçar nga Kosova.

 

Shtetasi Imrush Junuzi u ndalua sepse rezulton i dënuar në Bullgari dhe ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

 

Autoritetet bullgare i kanë hequr 17 vite e 6 muaj liri, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

 

Kosovari tentoi të futej në Shqipëri, por pas ndalimit nga policia, do të dorëzohet para autoriteteve bullgare.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re