Ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit në Kosovë, Blerim Kuçi ka dhënë dorëheqjen.

Këtë e ka bërë të ditur për “KosovaPress” vet Kuçi i cili tha se tashmë e ka kërkuar lirimin nga detyra e postit të ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit për shkak se do të jetë pjesë e shtabit zgjedhor nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Blerim Kuçi kishte pranuar detyrën e ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit më 5 qershor 2020.

Kuçi në këtë pozitë kishte ardhur pas formimit të Qeverisë Hoti, ku pjesë e koalicionit qeverisës ishte Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës aktualisht është në detyrë, pasi që Gjykata Kushtetuese kishte shpallur jo legjitim votimin e Qeverisë Hoti.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare pritet të mbahen më 14 shkurt

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re