Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë Prokuroren Elisabeta Imeraj, e cila mban edhe postin e drejtueses së Prokurorisë së Tiranës.

Pas vlerësimeve të bëra nga KPK, ka rezultuar se Imeraj është e pastër në tre kriteret, pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.
Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Olsi Komici, Roland Ilia si dhe Suela Zhegu.

Në seancën dëgjimore të zhvilluar pak ditë më parë, përfaqësuesi i ONM-së, Theo Jacobs e akuzoi kryeprokuroren e Tiranës për disa vepra, përfshirë përgjime të paligjshme dhe shantazhim të anëtarëve të KPK-së, akuza të cilat Imeraj i kundërshtoi ashpër.

Një javë më parë Këshilli i Lartë i Prokurorisë emëroi Elisabeta Imerajn drejtuese të Prokurorisë së Tiranës për një mandat tre vjeçar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re