Trupa gjykuese e KPK-së e përbërë nga Olsi Komici kryesues, Roland Ilia relator dhe Suela Zhegu anëtare, shpalli të enjten vendimin për kreun e prokurorisë së Tiranës.

Elisabeta Imeraj u konfirmua në detyrë unanimisht.

Vendimi ndaj Imeraj duhej të shpallej fillimisht të premten, por seanca u shty pa shpjegim nga KPK.

Vetëm një orë më pas, Këshilli i Lartë i Prokurorisë me vota unanime e emëroi përsëri subjektin e rivlerësimit në krye të prokurorisë së kryeqytetit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re