KQZ ka vendosur që t’i japë mandatin e deputetit në Tiranë Mimi Kodhelit. Kjo e fundit zëvendëson Najada Çomon.

KQZ u mblodh ne orën 13:00 për të zëvendësuar katër deputetë, konkretisht Mark Markun, Najada Çomon, Lefter Kokën dhe Gramoz Ruçin, të cilët lanë mandatin e deputetit që siguruan në zgjedhjet e 25 prillit.

Kush i zëvendëson

Vendin e tyre e zënë Mimi Kodheli në Tiranë, Denis Deliu në Durrës, Mirela Pitushi në Fier dhe Elda Hoti në Lezhë.

Menjëherë pasi KQZ tu japë mandatin, emrat e tyre do të kalojnë në Komisionin e Verifikimit të Mandateve në Kuvend.

Pasi të kalojnë këtë ‘filtër’, ata mund të betohen si deputetë të rinj edhe pse në zgjedhjet e 25 prillit nuk arritën të fitojnë, por përfitojnë nga dorëheqja e emrave të mësipërm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re