Skip to content

KQZ kallëzoi penalisht 72 numërues, Celibashi: Ka 20 raste të votimit të shumëfishtë, personalisht mendoj se janë shifra të papërfillshme…

Celibashi: Për shkak të ligjit, sa kohë që nuk është provuar e kundërta organet e prokurorisë kanë mekanzimat për ta hetuar.

Janë 20 raste të cilat i kemi identifikuar si votim i shumëfishtë, shenjat e gishtave janë për 20 raste ndërkohë janë të dyfishuara në 2 qendra votimi. Uroj të mos jetë e qëllimshme sepse nuk duam të çojmë njërez në burg në mënyrë absolute.

Fakti që shenja jote e gishtit ndodhet në dy qendra të ndryshme të votimit kjo nuk mund të jetë një pakujdesi, jemi në dijeni që operatorët kanë vendosur disa herë gishtin në pajisje, ose raste kur ka pasur të moshuar dhe nuk u është lexuar dot shenja e gishtit.

Këto janë pak raste dhe kjo ishte ajo që doja të thoja, sa i përket shkeljeve në procesin e identifikimit elektronik në vlerësimin tim janë në numër mjaft të vogël por të paktën personalisht kam pritur një numër më të madh. Por i papërfillshëm mund të konsiderohet dhe numri i shkeljeve në porcesin e votimit.

U përmend gjoba administrative?

Celibashi: Saksionet janë të karakterit monetar por dhe disiplinor, janë shkelje të karakterit administrativ dhe diferencat janë shumë të vogla në rezultate por duhet të tregpheshin të kujdesshëm dhe nuk ka arsye qofte dhe për shkaqe teknike të kishim këto shifra të vogla.

Nuk dua të bëj rolin që ti tregoj punën organit të prokurorisë, nësë duan dhe material të tjera që ne nuk I kemi menduar të vlefshme normalisht që do ua vëmë në dispozicion.

Për rastin për shkeljet në procesin e numerimit janë tabelat, procesverbalet dhe raportet si dhe videot gjatë procesit e ato që lidhen me votimin sepse ka pasur kamera në cdo qendër votimi. Ky process do doja të finalizohej me pafajësi.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb