Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka miratuar projektvendimin për të hapur 520 kuti të zgjedhjeve të 25 prillit. Mbledhja nisi në orën 12:30 dhe brenda 20 minuta, projektvendimi u miratua për këqyrjen e fletëve të votimit.

Vetë kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se javën tjetër nis rinumërimi i 10% të fletëve të votimit. Celibashi shtoi se për ZAZ-në me numër 40 do të bëhet numërimi i plotë i fletëve të votimit me kërkesë të Qëndresës Qytetare.

Rendi i ditës:

Projektudhëzim “Për përcaktimin e procedurave të këqyrjes paszgjedhore të fletëve të votimit dhe materialeve zgjedhore”; Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për subjektin vetëdeklarues z. Ervis Harun Beu, kandidat për deputet i propozuar nga Koalicioni Aleanca Bashkimi Popullor-Emigracioni – Ora e Shpresës dhe Konservatorët (ABEOK), qarku Durrës, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”;

Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për subjektin vetëdeklarues z. Ido Muharrem Pashaj, kandidat për deputet i propozuar nga Koalicioni Aleanca Bashkimi Popullor-Emigracioni – Ora e Shpresës dhe Konservatorët (ABEOK), qarku Fier, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”;

Për rishqyrtimin administrativ të shkeljes së dispozitave të Kodit Zgjedhor dhe vendimit nr. 9, datë 24.12.2020, të Komisionit Rregullator, në lidhje me zhvillimin e fushatës elektorale në ambientet e bibliotekës “Misto Treska”, Tiranë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re