Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, kandidati për deputet në Tiranë, Belind Këlliçi, ka publikuar fotot dhe denoncimin e banorëve të një pallati.

Ai thotë se Odeta Berberi, pjesë e stafit të Kuvendit iu ka premtuar banorëve hipotekimin para zgjedhjeve, teksa ata e kanë denoncuar në kontaktet e vendosura prej ti në dispozicion.

POSTIMI

Hipotekimi elektoral!

Personi në foto quhet Odeta Berberi dhe është pjesë e stafit të Kuvendit. Shkon dje te Pallati Unik, takon administratorin dhe iu premton banorëve hipotekimin e apartamenteve para zgjedhjeve.

Rilindasen e dëshpëruar për votë, e denoncuan vetë banorët në kontaktet që kam vendosur në dispozicion.

Denonconi çdokënd që guxon t’ju blejë të ardhmen.

Hipotekimi elektoral!

Personi në foto quhet Odeta Berberi dhe është pjesë e stafit të Kuvendit. Shkon dje te Pallati…

Posted by Belind Këlliçi on Friday, April 9, 2021

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re