Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi ka zhvilluar ditën e sotme një takim me prokurorët në Prokurorinë e Elbasanit.

Mësohet se në këtë takim janë propozuar dy kandidatë për drejtues të Prokurorisë së Elbasanit. Burimet bëjnë me dije se dy kandidatët janë Kreshnik Ajazi dhe Bledar Mustafaraj.

Pak ditë më parë u ngrit edhe SPAK me 8 prokurorë. 8 anëtarët e Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion u betuan para Presidentit Meta dhe tashmë kanë nisur punën.

Pas ceremonisë së betimit kanë ardhur reagime nga SHBA e BE, të cilat kanë përshëndetur formimin e strukturës së re. Prokurori Arben Kraja është zgjedhur kreu i SPAK, për tre vite pa të drejtë rikandidimi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re