Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua sot me krerët e partive opozitare, Lumir Abdixhikun e LDK-së dhe Memli Krasniqin e PDK-së.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Abdixhiku ka dhënë detaje rreth takimit. Ai thotë se e sqaroi kryeministrin që LDK mbështet shtrirjen e ligjshmërisë në vend.

“Në takim, shpreha shqetësimet tona për gjendjen e krijuar në Veri. Dhashë mbështetje për shtrirjen e ligjshmërisë në vend dhe për punën e Policisë tonë atje “, ka shkruar Abdixhiku.

Ai, gjithashtu ka kërkuar qartësim për hapat që do të merren në vazhdimësi, si dhe i ka kërkuar Kurtit, koordinim të plotë me SHBA-në dhe BE-në.

“Njëkohësisht kërkova qartësime shtesë për rrugën tonë përpara, qartësime që duhet të na vijnë sa më parë. Kosova nuk e ka luksin të durojë tensionet në territorin e vet. Kryeministrit Kurti i kërkova po ashtu koordinim të plotë me aleatët tanë; në veçanti me SHBA-të dhe BE-në. Është përgjegjësi e detyrim i tij dhe Qeverisë që koordinimi të bëhet menjëherë”, thuhet në postimin e tij.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Pas propozimit tonë të djeshëm dhe ftesës së Kryeministrit, sot në mëngjes, së bashku me Kryetarin e PDK-së z. Krasniqi, u takuam me Kryeministrin Kurti.

Në takim, shpreha shqetësimet tona për gjendjen e krijuar në Veri. Dhashë mbështetje për shtrirjen e ligjshmërisë në vend dhe për punën e Policisë tonë atje. Në kohë si këto, uniteti ynë është esencial.

Njëkohësisht kërkova qartësime shtesë për rrugën tonë përpara, qartësime që duhet të na vijnë sa më parë. Kosova nuk e ka luksin të durojë tensionet në territorin e vet.

Kryeministrit Kurti i kërkova poashtu koordinim të plotë me aleatët tanë; në veçanti me SHBA-të dhe BE-në. Është përgjegjësi e detyrim i tij dhe Qeverisë që koordinimi të bëhet menjëherë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re