Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka arritur dakordësinë me kryedemokratin Lulzim Basha për t’u bërë pjesë e marrëveshjes së opozitës për të dalë si një koalicion i përbashkët në zgjedhjet e 25 prillit.

Ndoka mbajti pezull marrëveshjen deri në orët e mbrëmjes së sotme. Kjo pasi Basha i kishte ofruar një vend në listën e Shkodrës, që nga Nard Ndoka gjykohet se nuk është i sigurt që mund të sigurojë mandatin.

Ndërkohë takimet në selinë e PD po vazhdojnë mes Partisë Demokratike dhe partive të tjera opozitare për të konktretizuar marrëveshjen e hartuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re