Në shtëpinë e 8-vjeçarit që u vra nga fqinji i tij në Fier ka pllakosur zia.

Familjarët janë të tronditur nga ngjarja e rëndë, ndërkohë që motivet e saj janë ende mister. Klodian Çalamani e kishte rrëmbyer fëmijën dhe pasi e kishte vrarë e kishte mbuluar me baltë.

Fqinjët adoleshentë të lagjes të tmerruar flasin për Klodian Çalamani për të cilin thonë se ishte konsumues alkooli. Gjatë intervistave një prej adoleshentëve thotë se nëse kjo gjë do t’i kishte ndodhur vëllait të tij atëherë do ta vriste vetë autorin Klodian Çalamanin.

“Pinte pije alkoolike, skam dëgjuar, punonte ku të gjente. Jetonte në kushte të këqija, një tip kasolle ku jetonte, një godinë e vogël. Kemi frikë se sot ja bëri atij nesër mund të më bëjë mua”, dëshmia e një djali të ri.

“Di që është pijanec para ca vitesh ka përdhunuar një vajzë. Jam i frikësuar shumë sepse unë kam një vëlla të vogël, po të më ndodhte mua do ta vrisja vetë jo ta fusja në burg”, thotë një djalë tjetër.

Fqinjët e tyre shprehet për kamerat se autori ishte rritur në një familje pa nënë dhe pa baba. Ai thotë se ëma ishte martuar në Maqedoni, por shprehet se nuk ka dijeni nëse ka qenë apo jo i dënuar më parë.

“Janë banor të fshatit këtu., Ku dimë ne tani. Na vjen keq se e kemi pasur të lagjes djalin e vogël. Këtu bridhte. Na ka ardhur keq si për fëmijë tonë. Ishte djalë flori i urtë. Derë më derë ishin. Ky që ka bërë këtë, është rritur pa nënë dhe pa baba. E ëma është martuar në Maqedoni. Pa prindër. Nuk e dimë nëse ka qenë i dënuar. Dukej njeri që shikonte punën e tij. Nuk dimë më shumë”, shprehen fqinjët.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re