Home SHQIPERIA Kriza e energjisë godet biznesin/ Prodhuesit e tullave shtrenjtojnë produktin

Kriza e energjisë godet biznesin/ Prodhuesit e tullave shtrenjtojnë produktin

0
Kriza e energjisë godet biznesin/ Prodhuesit e tullave shtrenjtojnë produktin

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Edhe këtë fillim viti, kriza e çmimeve të energjisë elektrike vijon. Biznesi i lidhur me tensionin 35 kv, që prej 2018, del vetë në treg të lirë për të blerë energjinë, por çmimet me të cilat përballet janë tepër të larta.

 

Ilda Baraj, e cila drejton dhe menaxhon një fabrikë të prodhimit të tullave, tregon për “Vizion Plus” se për shkak të shtrenjtimit, nuk po lidh më kontrata energjie në tregun e liberalizuar.

 

ILDA BARAJFABRIKA E PRODHIMIT TE TULLAVE

“Sa i përket ofertave që kemi marrë në fillim të dhjetorit janë 300% më shtrenjtë se ato të para një viti. Nga 10 lekë pa TVSH, shkon në 33 lekë pa TVSH. Nuk kemi dalë më në treg të lirë pas dhjetorit, 35 kv e kemi bërë pasiv për momentin. Në këtë moment jemi detyruar të shkojmë drejt fikjes së furrës, po shkojmë në remont të detyruar.”

 

Për shkak edhe të rritjes së tarifave të transmetimit të dhe të shpërndarjes në rrjet, biznesi është detyruar të shtrenjtojë çmimin e produktit final. Për pasojë, produkti shqiptar e ka të vështirë të konkurrojë në rajon.

 

ILDA BARAJFABRIKA E PRODHIMIT TE TULLAVE

“Kemi bërë një aplikim të rritjes së çmimit, por është shumë më e vogël në raport me kostot. Jemi të detyruar të dalim me çmime dhe produkte më të larta sesa produktet e rajonit. të gjitha kostot janë rritur proporcionalisht dhe nuk kemi asnjë lloj subvencionimi dhe nuk do të jemi konkurrues, produktet e Ballkanit do gtë vërshojnë në tregjet tona sepse janë shumë më të lira.”

 

Por si po i përballon biznesi i madh kostot e shtuara prej çmimeve të energjisë?

ILDA BARAJFABRIKA E PRODHIMIT TE TULLAVE

“Po marrim masa, po shkojmë drejt sistemeve fotovoltaike që do të duan kohë dhe investime ekstra për të rikuperuar dëmet financiare nga kjo krizë e paparashikueshme dhe e papërballueshme.”

 

Që prej tetorit, vendi ndodhet në emergjencë energjetike, e cila pritet të zgjasë deri në prill. Për përballimin e krizës, OSHEE ka në dispozicion nga qeveria këtë fillim viti edhe 100 milionë euro për të shfrytëzuar.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë