Për shkak të mungesës së një pjese të madhe të kontrollorëve të trafikut ajror, fluturimet e parashikuara për në Rinas gjatë ditës së sotme janë pezulluar deri në orën 14:00.

Aeroporti “Nënë Tereza” nuk ka njoftime për pezullim të fluturimeve pas orës 14:00. Kujtojmë se të paktën 24 kontrollorë të trafikut ajror janë shoqëruar në polici.

Katër të tjerë janë liruar paraditen e sotme.

Pasi ata shpallën paaftësinë e përkohshme me argumentin se janë të stresuar, fluturimet në aeroportin “Nënë Tereza” u pezulluan.

Deri tani, asnjë urdhër arresti nuk është prerë për asnjë prej kontrollorëve.

Shoqërimet e tyre për t’u marrë në pyetje janë bërë me urdhër të Prokurorisë pas kallëzimit që kompania Albcontrol bëri ndaj organizatorëve. Ndërsa Prokuroria nisi hetimet me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re