Sapo ka përfunduar takimi i ambasadores amerikane Yuri Kim me anëtarët e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore. Takimi zgjati rreth dy orë në rezidencën e Yuri Kim, ku i pranishëm ishte ambasadori britanik Duncan Norman dhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca.

Oerd Bylykbashi, Rudina Hajdari, Damian Gjiknuri dhe Petrit Vasili kanë diskutuar për gjetjen e një zgjidhje për Reformën Zgjedhore. Palët ende nuk janë dakordësuar për çështjen e teknologjisë, për të cilën kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 17:00.

Pas këtij takimi mësohet se Bylykbashi dhe Vasili kanë shkuar në selinë e PD-së për t’u takuar me kryedemokratin Basha për të biseduar me konkluzionet e këtij takimi dhe se cfare kane arritur si ndonjë mundësi kompromisi mes palëve për reformën zgjedhore.

Mësohe se në selinë e PD-së pritet të shkojnë dhe aleatët, si Shpëtim Idrizi i PDIU, Fatmir Mediu i PR-së, ku diskutohet mbi atë cfarë mund te cedoje opozita per hir te konsensusit politik.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re