Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim me banorët në Lezhë.

Gjatë fjalës së saj Kryemadhi tha se tek qytetarët shihet mungesa e shpresës, ndërsa shtoi se tashmë situata pas tërmetit dhe pandemisë vijon të jetë e përkeqësuar nga përmbytjet.

Ndërkohë shumë toka janë përmbytur për shkak të reshjeve të dendura gjatë këtyre ditëve.

Sakaq ajo shtoi se ka një mungesë të vullnetit politik për të ndihmuar qytetarët në këtë situatë të vështirë dhe struktura shtetërore është treguar e papërgjegjshme në menaxhimin e përmbytjeve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re