Kryeministri italian  Giuseppe Conte ka njoftuar se do japë ditën e nesërme dorëheqjen.

Sipas një njoftimi për mediat, Conte do të shkojë nesër në Pallatin Presidencial Quirinale, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave për të dhënë dorëheqjen.

Së pari, Kryeministri do ta komunikojë atë në Këshillin e Ministrave që do të mblidhet nesër në orën 09:00 të mëngjesit.

“Këshilli i Ministrave thirret për nesër në mëngjes, në orën 9 të mëngjesit, gjatë së cilës Kryeministri, Giuseppe Conte, do t’u komunikojë ministrave vullnetin e tij për të shkuar në Quirinale për të dhënë dorëheqjen. Më pas, kryeministri Conte do të shkojë te Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella”, thuhet një shënim nga Pallati Chigi.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re