Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të programit qeverisës nuk i ka kursyer kritikat sërish ndaj Kosovës e cila ka refuzuar të jetë pjesë e “Ballkanit të Hapur”.
Gjatë fjalës në Kuvend, kreu i qeverisë theksoi se Serbia do t’i kërkojnë falje Kosovës vetëm nëse ulen në një tryezë bashkëpunimi, në të kundërt çdo vendim tjetër sipas tij, është në dëm të “vëllezërve kosovarë”.
“SHBA aleati më i madh kundër Beogradit që Kosova të ishte e pavarur. Kosova nuk ja ka borxh që politika luan luftash me njëri-tjetrin s’ka të bëjë fare me kombin vec me luftën elektorale të Kosovës. Cfarë faji kanë 18 vjecarët e Kosovës të vuajnë këtë ndëshkim. Për Kosovën ne do flasim , e njëjta gjë vlen për Shqipërinë vendosin shqiptarët ata duhet të na respektojnë nëse nuk pëlqejnë ne i diskutojnë por kurrë mos na shpallin si tradhtarë ne. Ata luajnë me dhimbjen e njerëzve nga lufta e padije që pushkët i nxjerrin në ekranet e fb, në emër të patriotizmit që vetëm patriotizëm nuk është. Gjithçka është në dobi të popullit, nuk ka faj fëmijët që të vuajnë pasojat e mëparshme. Lufta imagjinare në facebook dhe televizor ka mbaruar, dhe na rinon dhe na izolon. Unë dua që qeveria e Kosovës të bashkëpunojmë ngushtësisht. Shqipërisë nuk mund ti jepen leksione, edhe ne i respektojmë vendimet sovrane të kosovës. Koha do ta vërtetojë kush ka më shumë të drejtë.
Në procesin e berlinit ishte edhe korridori blu,, ku është? Ballakni i hapur nuk merr përsipër asgjë, këta mundësojnë të nxjerrim gomarin nga balta, pa pritur të na ikin dhjetë vjecarët e tjerë. Duhet ta cojmë përpara këtë iniciativë, nuk duhet trë presim ndërkombëtarët të nxjerrin gomarin nga balta. Ballakni i hapur është një mekanizëm më shumë për ta afruar Shqipërinë me BE. Delegacioni ynë është realiteti me Bashkimin Europian. Ballakni i hapur është e nesërmja, nuk duam të presin njerëzit me orë me orë nëpër kufi, është një e mirë për femerët shqiptarë, ata janë eksportuesit më të mirë, shkoni pyesni për ballkanin e hapur e duan sepse eksportojnë prodhimet bujqësore. Ballkani i hapur është i punëtorëve i atyre që duan të gjejnë një varian pune më të mirë, që mos meren me viza me leje qëndrimi, petagodë studentët është më mirë për të shkëmbyer eksperienca të ndryshme, ballkani i hapur është për tregjet ushqimore dhe për investimet e mëdhaq sipërmarëse. Kulturat tona me ballkanin e hapur bëjnë më të afërt shtete fqinje. Përmes ballkanit të hapur ne jemi akoma edhe më shumë integrimit në BE. Në një rajon më të vogël ne si shtete të vogla përghatitetmi në mënyrë që kur të futemi në BE duhet të kemi përvojë. Ku është dreqi apo ku është konspiracion .
Shqipëria fiton shumë edhe më shumë së bashku me Kosovën. Serbia është më e madhe, vetëm kur ne jemi vec e vec sepse kur jemi bashkë bëhemi shumë të mëdhenj. Në këtë proces merret njohja e Kosovës nga Serbia. Serbia a duhet të kërkojë falje? Nuk e luan as topi, duhet të bëhet kërkesa e faljes pasi në të kundërt nuk mbyllet konflikti disa vjecar. Por si arrihet kërkesa e faljes duke u mbyllur? Apo duke folur hapur dhe duke hyrë në një tryezë të përbashkët bisedimesh. Gjithcka është në dobi të popullit, nuk ka faj fëmijët që të vuajnë pasojat e mëparshme. Lufta imagjinare në facebook dhe televizor ka mbaruar, dhe na rinon dhe na izolon. Unë dua që qeveria e Kosovës të bashkëpunojmë ngushtësisht. Shqipërisë nuk mund ti jepen leksione, edhe ne i respektojmë vendimet sovrane të kosovës. Koha do ta vërtetojë kush ka më shumë të drejtë”, u shpreh Rama.
Kryeministri Edi Rama gjithashtu ka folur në Kuvend për objektivat e 4 viteve të ardhshme, ku premtoi rritjen e pagave për mësuesit dhe mjekët me 40% dhe për punonjësit e administratës me 30%.
…
/faxweb