Ervin Salianji është caktuar Drejtues Politik i qarkut Korçë për Partinë Demokratike.

 

Vendimi është marrë pasi Kryesia e PD-së përjashtoi Edmond Spahon. Lajmi është bërë me dije nga sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi i cili thotë se Salianji do të jetë edhe Kryetar i Këshillit Koordinues të Qarkut

 

“Pas vendimit të Kryesisë së Partisë për përjashtimin nga Partia Demokraitke të ish-drejtuesit politik të qarkut Korçë, z. Edmond Spaho, ju njoftoj se: Në mbështetje të nenit 33 të Statutit të Partisë, sot Kryetari i Partisë ka caktuar si Drejtues Politik të qarkut Korçë, deputetin z. Ervin Salianji. Në këtë mënyrë z. Salianji do të jetë edhe Kryetar i Këshillit Koordinues të Qarkut, që është struktura e përhershme me përgjegjësi në organizimin elektoral dhe aksionet e veprimtaritë politike të PDSH në nivel qarku”, shkruan Bardhi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re