Këshilli i ministrave ka marrë një vendim për kthimin e menjëhershëm të ish pronarëve, në rast se trualli është i lirë. Në vendimi e qeverise të publikuar të mërkurën thuhet:

ATP-ja, pas kontrollit, vlerësimit dhe shqyrtimit të kërkesave të paraqitura për njohje të së drejtës së kompensimit, merr vendim për pranimin ose rrëzimin e kërkesës.

Në rast pranimi, ATP-ja me të njëjtin vendim, sipas rastit, përcakton:

Sipërfaqen që kompensohet fizikisht, brenda pronës së njohur subjektit të shpronësuar, kur pronat e paluajtshme janë të lira.

Ndërsa në rastet kur toka është e zënë, pronari i truallit do kompensohet financiarisht.

“Vlerësimin financiar të së drejtës së kompensimit të njohur, që nuk mund të kompensohet” 

Sipas projektligjit në fuqi kompensimi do të jetë sipas zërit kadastral dhe jo të vlerës reale të pronës.

Ndërsa në rast mbivendosje të pronave, cështja do zgjidhet nga gjykata.

“Në rastet kur evidentohen mbivendosje të pronave të pretenduara për njohje dhe kompensim, ATP-ja vijon procedurat për njohjen dhe kompensimin e pronës për pjesën që nuk ka mbivendosje. Palët mund të zgjidhin rastin me mbivendosje me marrëveshje me njëri-tjetrin ose në rrugë gjyqësore.”

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re