Edvin Prifti
Mjeku Edvin Prifti në seancën që po mbahet në Gjykatë ndaj tij për dhënien e masës së sigurisë, pyetjes se ku i gjeti paratë e sekuestruara iu përgjigj duke thënë se i ka fituar në çmime ndërkombëtare.
Prifti u shpreh se shuma prej 220 mjë eurosh është fituar prej tij në çmime ndërkombëtare dhe kjo është lehtësisht e verifikueshme. Pjesa tjetër e kartmonedhave të gjetura janë proddukt i punës së tij brenda dhe jashtë vendit.
Sipas mjekut kartmonedhat nuk u gjetën në zyrë por në shtëpi në një çantë gati për t’i çuar në bankë.
/faxweb
