Skip to content

Kuba në krizë të rëndë ekonomike, nipi i Fidel Castros ‘provokon’ rrjetin: Shfaqet duke bërë jetë luksi (Video)

Nipi i Fidel Castro ka shkaktuar tërbim në rrjetet sociale pasi u shfaq në një video duke u mburrur për shpejtësinë në Mercedesin e tij luksoz, në Kubë.

Sandro Castro, pronar i një klubi nate, u pa në një video duke ecur shpejt me makinë përgjatë një autostrade Kubane të shkretë, ndërsa vendi po përballet me krizën e tij më të keqe ekonomike që nga vitet 1990 mes pandemisë së koronavirusit.

Ndërsa po filmohej nga një shoqëruese e re femër, Castro i thotë me sarkazëm ‘ju e dini që ishim njerëz të thjeshtë, por herë pas here duhet të nxjerrim lodrat e vogla që mbajmë në shtëpi’, raportoi The Times.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb