Tre oficerë policie janë plagosur pas sulmeve gjatë një demonstrate kundër kufizimeve të Covid-19 në qendër të Dublinit.

Qindra protestues u ndaluan të mblidheshin në St Stephen’s Green dhe u zhvendosën në Grafton Street nga oficerët të cilët përdorën shkopinj gome.

Policia u sulmua me fishekzjarre, kanaçe. “RTÉ” njoftoi se një oficer u dërgua në spital, ndërkohë ka pasur 23 arrestime.

Komisioneri i Gardës (policisë Irlandeze) Dreë Harris tha se policia ishte “me fat” që një oficer nuk u plagos rëndë kur një fishekzjarr u drejtua atyre.

“Ishte drejtuar ndaj atij individi dhe kështu që ne jemi me fat që nuk pësuam një dëmtim serioz. Vetëm mendimi i shpejtë i anëtarit individual e shpëtoi atë,” tha Harris në një konferencë për media të Shtunën në mbrëmje.

“Ju nuk mbani fishekzjarrë në një protestë për ndonjë qëllim tjetër përveç se të përfshiheni në një sjellje të dhunshme,” shtoi ai.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re