Në kohën kur të gjithë qytetarët dynden në tregje e dyqane për të bërë furnizimet për festat e fundvitit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit apelon të bëhet kujdes me produktet me origjinë shtazore.

 

Kur bëhet fjalë për të blerë produkte të tilla si mishi, qumështi e nënproduktet e tij, konsumatorët duhet të blejnë në markete të licencuara, ku ushqimet janë më të kontrolluara.

 

MANUSH KULLOLLIDREJTOR I KOMUNIKIMIT TE RISKUT DHE MONITORIMIT

“Konsumatorët duhet të kenë parasysh të shmangin produktet që nuk shiten në temperatura dhe kushte të përshtatshme, çdo produkt me origjinë shtazore ka një protokoll ëpr mirëmbajtjen e tyre. Një salçiçe që monitorohet në kushte freskie, nuk mund të jetë njëlloj si ta ruajmë në një banak pa temperaturën e duhur. Kjo sjell prishjen e produktit.”

 

Thirrja e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për blerësit është që të shmangin tregtarët ambulantë dhe të lexojnë etiketën e çdo produkti, për të kuptuar nëse është ruajtur apo jo në kushte të përshtatshme.

 

MANUSH KULLOLLIDREJTOR I KOMUNIKIMIT TE RISKUT DHE MONITORIMIT

“Shmangni blerjen e produkteve shtazore në trotuare. Duke i blerë këto produkte në vende të licencuara dhe që monitorohen nga trupat tona, kemi produkte më të sigurta dhe më cilësore.”

 

Në fund të vitit, trupat inspektuese të AKU-së kanë një prezencë më të shtuar në terren, për të garantuar tregje më të sigurta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re