Mjekja e spitalit Covid-2 “Shefqet Ndroqi”, Alma Cani iu bën thirrje qytetarëve të vendosin maskën, e të ruajnë distancimin social, për të mbrojtur jetën e tyre e të të gjithëve.

Sipas mjekes, rastet me koronavirus po shtohen çdo ditë.

“Çdo ditë shikojmë raste që po shtohen. Çdo ditë shikojmë shpërndarje të virusit. Çdo ditë po shikojmë numrin e shtuar të pacientëve në spital.

Kërkojmë ndihmën tuaj, zbatoni rregullat, bëni kujdes, distancim social e për më tepër maskë. Nuk duam t’iu shikojmë në spital, e për më tepër në terapi intensive.

Ndaj, mbani maskën, mbroni jetën tonë, tuaj e të të gjithëve ne”, thekson mjekja Alma Cani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re