“Kujt nuk i pëlqejnë dy gishta, unë i ngrej grushtin. Po grushti është i popullit. Dy gishtat janë të demkracisë dhe fitores së kushtetutës, për ti forcuar themelet e votës së lirë sot në Elbasan dhe gjithë Shqipërinë.

Erdha sepse kishte problem teknike, fola edhe me ambasadorin e BE-së që të përqendrohen pak këtu.

Sepse ka arsye, po ti referohemi ngjarjes së ndodhur para disa ditëve të Elbasan.

Si kryetari i shtetit, ftoj policinë e Elbasanit të ndalojë të gjithë ata që janë përfshirë në ngjarjen e para disa ditëve.

Sepse përgjegjësia do të jetë e jashtëzakonshme nëse ndodh dicka.
Kam marrë edhe siguri nga ana e zotit Bardhi se opozita do të jetë për garantimin e zgjedhjeve të qeta.

Të votojnë që në Elbasan të mbretërojë paqja dhe arsimi sot e 100 vite.”
Përfaqësuesit e mi do të jenë gjatë gjithë kohës në terren për të mbikëqyrur procesin e votimit, ashtu sic do jenë edhe përfaqësuesit e BE , kështu që qytetarët të rrinë të qetë se vota e secilit do të numërohet.

Unë shpresoj të mos ketë nevojë që të rikthehem në Elbasan ditën e sotme.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re