Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Bashan në kuadër të fushatës elektorale të 25 prillit këtë të premte është takuar me minatorët e Kukësit.

Në fjalën e tij ai ka theksuar se është e rëndësishme që pasuria natyrore e qytetarëve të jetë në duart e qytetarëve.

Me 25 prill sipas Bashës është dita e së ardhmes së shqiptarëve.

“Kudo që të shkosh sot në botë nga Italia në Gjermani gjen kuksianë sipërmarrës që kanë shkuar me pak lekë në xhep dhe tashmë janë kthyer në sipërmarrës dhe kanë punësuar dhe të tjerë.

Problemi është qeveria, Kukësi do ndryshim dhe ndryshimi I parë është se pasuritë natyrore do të kthehen qytetarëve.

Kukësi meriton njerëz të dijës dhe të punës. Unë ju garantoj se me të njëjtin pasion siç kam punuar për një nga veprat më të mëdha që është Rruga e Kombit do të punoj që Kukësi të kthehet në një qendër të dijes dhe të kulturës jo vetëm për Shqipërinë por edhe për Kosovën.

Ajo që duhet të bëjmë është që me 25 prill të dalim dhe të hedhim votën.

Për ne është qëllimi ndryshimi, u thash dhe naftëtarëve do të kemi një strukturë të posaçme që do të merret me transparencën e pasurisë natyrorë dhe ato ekspertë që e kanë përsipër një gjë të tillë kanë përgjegjësi dhe vetting do ju duket si shëtitje në park”, ka thënë Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re