Një numër i konsiderueshëm demokratësh kanë pritur ish kryeministrin Sali Berisha tek trau i Rrugës së Kombit.

Me flamurë në duar dhe duke brohoritur “Berisha, Berisha”, një numër i madh qytetarësh “pushtoi” automjetin e Sali Berishës ndërsa ky i fundit zbriti për t’i përshëndetur.

Pasditen e sotme zhvillohet “Foltorja” e radhës e Berishës në Pallatin e Kulturës, në Kukës.

Kjo lëvizje e Berishës erdhi pas përjashtimit të tij nga kryedemokrati Basha nga Partia Demokratike, pasi ish kryeministri u shpall “non grata” nga SHBA.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re