Një 12 vjeçare në Greqi ka denoncuar në komisariat një 46-vjeçar, i cili ka tentuar ta rrëmbejë, në zonën e Rafinës, disa ditë më parë.

Sipas të miturës, të enjten e kaluar në orën 23:15, teksa ajo po kthehej në shtëpi me biçikletë, një makinë e bardhë brenda së cilës gjendej një burrë iu afrua.

“Unë po kthehesha në shtëpi me biçikletë. Mu afrua një automjet i bardhë, në të cilin kishte hipur një burrë. Ai më ndoqi mua dhe u përpoq të më fuste në makinë. Ai nuk pati sukses dhe unë shpëtova”, ka thënë vajza e mitur, raportojnë mediet fqinje.

Më tej 12-vjeçarja shtoi: “Isha afër sheshit dhe makina po ecte pranë meje. Unë po zbrisja nga Arathines dhe ai po më kërcënonte të hyja brenda, që të më merrte në shtëpi. Kjo ka ndodhur. Ai po më thërriste të hyja, nuk po thoshte asgjë tjetër. Në fillim më tha përshëndetje kukull çfarë po bën dhe pastaj më thirri që të hipja në makinë”.

Vajza e frikësuar u kthye në shtëpi dhe raportoi se çfarë kishte ndodhur te të afërmit e saj, ndërsa fqinjët e kishin dëgjuar atë duke thirrur për ndihmë.

Policia, e cila u vu në dijeni të ngjarjes, arriti të lokalizonte makinën e bardhë në zonën e Pallini dhe arrestoi burrin, i cili tani po përballet me akuza.

I dyshuari 46 vjeç ka punuar për Autoritetet e Mashtrimit në zonë, ndërsa po paraqitej si një llogaritar. Po ashtu po hetohet nëse ai është përpjekur të rrëmbejë fëmijë të tjerë në të kaluarën dhe ka shumë të ngjarë që fotoja e tij të bëhet publike.

Gjatë kontrollit në automjetin e të akuzuarit u gjetën pilula gjumi, të cilat nuk dihet nëse ai do të përpiqej t’ia jepte të miturës në rast se ajo hynte në makinën e tij.

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re