Astrit Patozi komentoi nga studio e Quo Vadis në Vizion Plus, edhe një sulm që aid he ish poersonazhe të rëndësishëm të PD morën nga gazeta Rilindja Demokratike kohë më parë, kur në faqen e parë gazeta hapej me foton e tyre dhe mbishkrimin “ Kukullat e Ramës.

Patozi tha se kur e ka parë është përfshirë nga dy ndjenja të ndryshme, keqardhje por edhe dicka qesharake.

Megjithatë ai shtoi se ky sulm dhe të tjerë në vazhdimësi tregojnë se PD ka mbetur për fat të keq partia me staliniste në Shqipëri.

 

Shikoj që partia më staliniste në Shqipëri ka ngelur PD-ja, ndërkohë që duhet të ishte e kundërta. Pra gjurmët e stalinizmit mund ti gjenim tek e majta, sepse e majta është trashëgimtare e enverizmit apo e Partisë së Punës në Shqipëri. Sepse PD-ja, për fat të keq, është e vetmja që ngjason me atë punëmarrësin që kur dikush nga dipendentët e largon nga puna, mërzitet pse gjen një punë tjetër. Ky është rasti me ne. që ata na shikojnë ne si njerëz që ju prishim punë, ndërkohë që ne ishim të panevojshëm sa kohë që ishim brenda PD-së.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re