Nga Briken Bakalli

Gati te gjithe kur ishim te vegjel kemi luajtur futboll ne Berat dhe te gjithe kishim nje ender qe te vishnim nje dite fanellen e Tomorit. Femijeria ime gati kaloi neper fushat e baltes, por kenaqesia e mbajtjes se asaj fanelle ishte e pamase. Filluam nga ekipet zinxhir te FK Tomorit dhe vazhduam keshtu (duke patur fatin ta rinis pas disa vite nderprerje) me ekipin e paraterinjeve dhe te rinjve. Ajo fanelle kishte peshe dhe sa me shume ecje aq me e rende behej dhe tek te rinjt e kam ndjere akoma dhe me shume. Aman gjithmon me ka bere pershtypje dhe i beja pyetje vetes: ” pse ketu bari i gjelber duron shume pak? pse gjate gjithe kohes vetem balte ose bar i thate? (nuk e ka vaditur mire Nari me Tokun thoshte dikush 🙂 ).
Epo ketu peshku kaq behet – thoshte dikush tjeter!

Gjithmon me kane vrare keto shprehje dhe keto pyetje me kane ndjekur nga pas deri sa nje dite Zoti ma beri risk (pas shume perpjekjesh dhe mundimesh se atehere ishte me norma dhe jo ashtu kot) te fitoja mundesine per te ndjekur studimet e larta prane A.E.F.S Vojo Kushi i cili ishte dhe institucioni me i vjeter dhe i famshem nga ku dilnin kuadrot e ardhshem te edukimit fizik dhe specialist te futbollit.
Ne ate periudhe kuptova shume gjera nga profesioni i trajnerit. Mu hap nje bote e tere, horizonte te pafund dhe sa me shume studioja aq me shume kuptoja se pse ky bari i shkrete ngelte gjithmon i thate.

Me vjen keq dhe sot e kesaj dite qe une dhe shume koleg te tjere te shkelqyher si specialist futbolli qendruam larg nga ajo fusha e shkrete, e thate dhe pa ngjyre e FK Tomorit. Kjo jo sepse nuk arritem te beheshim te famshem per veten tone, jo, por per faktin se mund dhe duhet te jepnim kontributin tone sadopak qe ajo fushe te vaditej e te lagej nga uji i kompetencave shkencore, kompetencave te pregatitjes fizike, tekniko-taktike, psikologjise sportive, kompetencave te mjeksise sportive dhe shume e shume kompetencave te tjera te cilat patjeter do benin qe fidanet e njome te mos digjeshin nga dielli pervelues i injorances, arogances, mediokritetit dhe arbuterise. Njerez pa pike kapaciteti profesional dhe pa titull filluan te turen si cakej e te marrin poste e role qe vetem per ata nuk jane. Me kafsherine dhe arbuterine e tyre zaptuan cdo damar dhe linf vitale duke bere qe sot e kesaj dite ajo fushe te ngelet e thate, pa bare e pa ngjyre.

Ndjese per ate tifozeri te zjarrte qe i mbushte shkallet e stadjumit edhe kur luanim me moshat, jo me kur luante ekipi i pare. Ndjese per te gjithe ata qe kane investuar nga biznesi i tyre, nga koha dhe familja e tyre qe ky klub te ngrihet e te jete ne nivelin e elitave dhe jo ne nivelin e kooperativave.

Ata pak kuadro dhe specialist beratas te futbollit qe kane ngelur akoma ne Berat (pasi ne qe kemi ikur nuk kthehemi me pas) duhet patjeter qe te pakten te ulen bashke e te diskutojne, te marrin pjese me aktiv, per te dhene nje kontribut sado modest pasi ai futbolli dhe FK Tomori eshte i vetmi argetim dhe fije shprese qe kane shume prej banoreve te atij qyteti te vjeter e me tradita. Kenaqesia qe u jepte nje ndeshje futbolli ne shkallet e stadiumit nuk ka droge qe t’ua jap, prandaj beni dicka qe bari te mbij sado pak tek ai stadium dhe ngjyra jeshile te bej kontrast me levizjen e topit laraman. Qe shpresa dhe gezimi te shikohet tek syte e tifozeve dhe sportdashesve edhe njehere.

FORZA TOMORI PERGJITHMON!

/status ne rrjetin social facebook

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re