Skip to content

Kur mësimet e Profesorit arrin t’i zbatosh me përpiktmëri në praktikë, shihni si studenti ul avionin me sukses pasi ju fik në ajër

Një student pilot ka përjetuar çaste tmerri, teksa gjatë provës në ajër avioni që po flatronte pësoi defekt.

Motori i Cessnës 150J u fik në ajër e nuk jepte më asnjë shenjë jete, duke e kthyer atë moment në një sprovë tmerrësisht të vështirë edhe për një pilot me shumë eksperiencë, jo më pastaj për një djalë të ri i cili është duke mësuar pilotimin.

Megjithatë, Brian Parsley nuk e lëshoi veten. I riu ruajti gjakftohtësinë dhe ndonëse motori i vetëm i mjetit u bllokua papritur, ai mendon për një ulje emergjence në një fushë të blertë pasi pista e aeroportit ishte shumë larg.

Studenti-pilot arrin ta kontrollojë avionin në mënyrë të shkëlqyer duke e çuar drejt një zbritjeje të butë.

Në fund, e uli në tokë pa i shkaktuar asnjë dëm as mjetit, as vetes, e kjo u përshëndet menjëherë si provë e jashtëzakonshme aftësie, kthjelltësie të të menduarit dhe sigurie, nga profesorët e tij.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb