Analisti Mentor Kikia ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin “Të Pathënat” me Arbi Fortuzin në Fax News, për të folur për lëvizjen e vitit 90 që çoi në rrëzimin e Komunizmit.

Kikia thotë se kjo lëvizje lindi përshkak të kushteve tepër të vështira të popullit tonë, mirëpo kjo lëvizje nuk ia doli dot të sillte revolucion, pasi komunizmi nuk u rrëzua por thjesht ra pas lkishte kapitulluar dhe udhëheqësit po kërkonin një mënyrë që të mbijetonin fizikisht.

“Së pari do preferoja të mos quhesha dhjetorit, pasi me këtë emërtim është abuzuar shuëm dhe u shndërrua në një lloj profesioni si veteranët e luftës, ku çdo student që ka marrë pjesë në protesta filloi të quhet dhjetorist. Filloi te jepte leksione. Kam qenë një nga studentët e kësaj kohe. S’dua të abuzoj dhe të them që unë apo kolegët e mi, kishim ide të qarta çfarë do të arrijmë. Nisi si reagim nga kushtet e rënda në qytet studenti dhe shumë shpejt mori formën e një lëvizje politike. Pjesa derrmuese nuk kishin qartësi si funksionon një sistem demokratik. Ishte një lloj orteku që u rrit në mënyrë të rrufseshme. Thjesht kërkohej një ndryshim, sepse të gjithë kuptonin dhe kishim konfirmuar tashme që shikonim në mjediset ku jetonim, një kapitullim total të sistemit. Mjerim i ekonomisë në të gjitha nivelet dhe padyshim ishte lloj vullkani që nuk kishte nevojë shumë për frymëzim, por kërkohej dikush ti hapte portë. Një liqen që mjaftonte të hapej një vrimë për të derdhur ujë. Qytet Studenti ishte epiqendra sepse ishim të rinj, ishim të organizuar. Nuk kishte sindikata që të protestohej.  Vazhdojmë të mos i kemi. Nuk filloi protesta nga qytetarët, apo punëtorët. Sepse klasa puëntore ishte tmerrësisht e dhunuar, e shtypur dhe as e çonte ndërmend të reagonte. Në 90 komunizmin nuk e rrëzuam ne. Nuk bëmë një revolucion. Kishte kapitulluar dhe po kërkonte një mënyrë të shembej. Jo siç ra në Bukuresht ku çifti Çausheshsku u pushkatua publikisht, por të binte në mënyrë paqësore që të mbijetonin të paktën fizikisht”, tha Kikia.

Më tej, Mentor Kikia thotë se shqiptarët fatkeqësisht nuk ia dolën të shkatërronin ideologjinë komuniste, të cilën edhe sot e vëmë re te udhëheqësit tonë, por ia dolën të shkatërronin vetëm pasuritë e vëna nga ai sistem me gjakun e shqiptarëve.

“Parë në aspektin historik, nuk ra për një ditë komunizmi, dhe në përpjekje për të gjetur përgjigjen përse ne nuk arritëm të ndërtonim një demokraci edhe pse ra komunizmi, mendoj se janë bërë gabime me përmasa historike dhe PD është pjesë e këtyre gabimeve. Sot është duke vuajtuar një nga asyet se përse nuk u veprua mirë në kohën e duhur. Ne në 90 nuk u ndamë nga komunizmi. Thjesht rrëzuam qeverinë komuniste. Por shoqerinë, mentalitetin dhe ideologjinë e transformuam shpejt e shpejt dhe e quajtëm pluralizëm. Nuk u ndamë as nga njerëzit që i vunë apo na u vunë në krye për të në drejtuar. Elementë të shoqerisë komuniste ishin ata që filluan të marrin kontrollin në pjesën më të madhe të partive politike. Në përpjekje për shkatërrimin e komunizmin, ne shkatërruam pasurite e komunizmit. Shkatërruam hekurudhat, plantacionet, fabrikat, shkulëmn çdo gjë në themel. E çuam në minus me idenë që te huajt do të vijnë dhe na mbjellin gjithçka nga e para. Kuptuam që kishim shkatërruar pasuritë por jo ideologjinë e udhëheqjes. Njerëzit që kishin në dorë pushtetin filluan të pasuroheshin me pasuritë kombëtare. Secili që merr pushtetin sot është një lloj komunisti në mënyrën si drejton, sillet me vartësit e tij“, përfundoi ai.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re